Pse PDK-ja i është nënshtruar LVV’së? A është Elmi Reçica shefi i kësaj partie? - NACIONALE

Pse PDK-ja i është nënshtruar LVV’së? A është Elmi Reçica shefi i kësaj partie?

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Berat Buzhala

Bashkim Hyseni, Ilmi Reçica, Albin Kurti dhe LVV. Çka i lidhe këta njerëz?

Lëvizja Vetëvendosje, në këtë kohë, ka fillu me i kapë edhe ato pak institucione që i patën metë pa i kapë.

Ironia është që kapjen e këtyre institucioneve Lëvizja Vetëvendosje po e bën me ndihmën e Partisë Demokratike të Kosovës, sa herë që ka nevojë që emrat e propozuar për anëtarë të bordeve apo të institucioneve të pavarura me u dukë si persona të pavarur.

Rasti i fundit është Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Këqyre çka po bojnë këta.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për momentin, nuk ka kuorum për me zgjedh udhëheqësin, ose kryetarin, e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjysma janë të Vetëvendosjes, gjysma janë anëtarë të mëhershëm të këtij trupi, të cilët ende nuk i nënshtrohen Lëvizjes Vetëvendosje.

Në komision të Kuvendit tashmë ka kalu, edhe me ndihmën e votave të PDK-së, një kandidat që e ka emrin Bashkim Hyseni, i cili është nga Ferizaj.

Persona me ndikim në PDK, ka mundësi Elmi Reçica me qenë njani prej tyne, tashmë e kanë bindë PDK-në që Bashkim Hyseni është i pavarur dhe që nesër duhet me u votu në mbledhjen e Kuvendit.

Nuk është problemi që PDK po e voton Bashkim Hysenin, sepse Bashkim Hyseni, edhe ndonje Bashkim tjetër, kalojnë në Kuvend edhe pa votën e PDK-së, sepse Vetëvendosje i ka votat.

Problemi, krimi i kësaj partie opozitare, është se duke i votu persona të tillë, po i ban me u dukë si persona të pranueshëm, si persona të pavarur, edhe si persona që janë në nivelin e detyrës që e kërkon Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Bashkim Hyseni është, sipas krejt të dhënave, person i afërt, i nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Në momentin që Bashkim Hyseni votohet nesër, ai shkon në KGJK dhe zgjedh kryesuesin e KGJK-së, i cili është i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pyetja është kjo: çfarë zori ka PDK me ia normalizu këto çështje Vetëvendosjes?

Njëjtë kanë bo edhe me dy anëtarë që kanë kalu për Gjykatë Kushtetuese. Të dy kandidatët që janë aty, ose të dyja, janë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

PDK, në mënyrë naive, a në mënyrë kriminale, a qyshdo që doni me e quajtë, po ia krijon kushtet me anë të votave të veta që këta me pas kredo, që këta me pas të drejtën me thanë: “Na jemi persona mbi parti, sepse na ka votu edhe opozita, edhe pozita.

Edhe në anën tjetër, me ua krye krejt shërbimet që i don Albin Kurti.

Sepse, në fund të fundit, pse është ka ngutët Albini me i krye tash këto punë? Pse duhet me kalu KGJK-ja tash, kur zgjedhjet mund të mbahen më 7 qershor?

Unë jam i bindur që Bedri Hamza ose nuk i ka informacionet, ose është manipulu prej dikujt aty.

Kjo është totalisht nënshtrim ndaj pushtetit, ose, me thanë ma saktë, pranim i agjendës së pushtetit.

Lajme të ngjashme