Pse Osmani nuk kishte foto të takimit me Christopher Landau-n?
Departamenti i Shteit s’lejoi të bëhet syret kampanjeje zgjedhore në Kosovë. Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, ishte në “Fundin e Mjegullt”, siç quhet lagja e Departamentit të Shtetit, për të dalë pa asnjë fotografi të vetme, pa një duartshtrëngim apo kurtuazi të diçfarme diplomatike. Njëjtë si lagja, edhe takimi i saj doli fillim-e-fund i mjegullt. Fotografinë që e nxori me Nën-Sekretarin e Shtetit Christopher Landau ishte e arkivit, e së shkuarës e sjellur për të tashmen disa ditë para zgjedhjeve në vend. Osmani s’mundi të shpjegojë pse fotografinë e nxori nga albumi, e jo shtuar një fotografi të re albumit. Nacionale e pyeti Presidencën e Kosovës, pse? Bekim Kupina i marrëdhënieve me media na u përgjigj se kurreshtja jonë për t'i dhënë kuptim të dukshmes është “tendencë për ta minimizuar” peshën e atij takimi. Për më tepër, na tha sa Departamenti i Shtetit e ka bërë “publik vet” takimin. Po, por njoftimin paraprak.
Nacionale: Pse nuk ka fotografi të përbashkët para, brenda ose pas takimit, duke qenë se fotografia e postuar në rrjete sociale ishte fotografi nga arkivi? Dhe, a mund të mohoni ose pohoni informacionet tona se Sekretarin Landau nuk ka pranuar të fotografohet me zonjën Presidente për arsye shqetësimesh të përdorimit të mundshëm elektoral?
Presidenca: Presidentja Osmani nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ju këtë e dini shumë mi. Kjo është vetëm një tendencë për ta minimizuar rëndësinë e një takimi të shkëlqyeshëm e shumë përmbajtësor, të cilin Presidentja e ka pasur me Zv.Sekretarin Landau dhe i cili takim është bërë publik nga vet Departamenti i Shtetit.
...
Osmani pas takimit doli me një “intervistë” për stafin e vet, me një mikroon të imët, pa u pyetur gjë dhe ia dha një rafall-monollog për peshën dhe rëndësinë e takimit. Por, “intervistuesi” fantom nuk e pyeti gjë, sepse s’kishte intervistues.
Marrëdhëniet me ShBA-në kanë pësuar plasaritje të rinuar kur Osmani, që supozohej të ishte garantuese e trakës amerikane të vendit, doli u rreshtua në konferencë për media për çështje kushtetuese të interpretuara për favorin politik të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Aty iu ra shkëputja e Dialogut Strategjik dhe në emër të përvetshëm u citua Albin Kurti si kullpriti i çështjes. Jo pak kush shkëputjen e saj kontrate e pa të bashkëlidhur me Vjosa Osmanin, pasi që ishte ajo që kishte arritur marrëveshje për krijim të Dialogut Strategjik në rend të parë.
Dënimi amerikan, relativizimi i Kurtit
Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës", pati thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim për gazetën Nacionale.
“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it.
Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, na pati thënë një zëdhënës i DASh – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdesa. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë", shtoi zëdhënësi i DASh-it.
Çka pati deklaruat Kurti në ShBA?
Gjatë një shkuatje të tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës duks folur para një grupi nxënësish, Kurti ishte lëshua në vlerësime - që gjerësisht u panë për skandaloze - se ShBA është kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit në veri të vendit – dhe për rrjedhojë e kësaj kundërshtie suspenduan pa afat Dialoguh Strategjik Kosovë – ShBA.
Dhe kjo, sipas tij, duke e mbajtur të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës, për ta tërhequr nga Federata Ruse. Dhe kjo – tha ai – “më falni për sinqeritetin, nuk duhet të jetë problemi im”.
“ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial.
Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.