Pse një analfabet është i dashuruar në Albin shkencëtarin, por e urrren shkencën? - NACIONALE

Pse një analfabet është i dashuruar në Albin shkencëtarin, por e urrren shkencën?

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kur Albini ka dalë para kamerave para dy tre vitesh, edhe ka folë për do fije të telave të bakrit, jam i bindur që ka qenë bukur i madh numri i burrave, bile në diasporë edhe me musteqe, që kanë masturbu prej kënaqësisë.

Nuk e di qysh me shpjegu në terma të thjeshtë, e mos me tingëllu banal, edhe pse krejt ky raport është banal.

Çka po du me thënë është kjo, është një votues karakteristik, një lloj i qytetarit, që kur e dëgjon Albinin duke folë në intervista për matematikë, apo për fizikë, a për kimi, apo duke e parafrazu ndonjë libër, për të cilin libër kurrë nuk kanë dëgju, ai votues duket që e përjeton njëfarë tërmeti hormonal, njëfarë çrregullimi të përkohshëm kimik në organizëm, pak a shumë, sikur kur ne të tjerët, shikojmë filma porno.

Pra, që të humbë arsye.

Është shumë e çuditshme, gati e pashpjegueshme, respekti që fillon me tregu një analfabet ndaj matematikës ose letërsisë.

I njëjti, pra ky votuesi që i gjuhet tastaturës për me glorifiku gjenialitetin e Kurtit dhe për t’i anatemu kundërshtarët e tij, siç mund ta shohim prej gjurmëve që ai lë në Facebook, kur ka qenë koha që ai t’i mësojë të gjitha shkronjat e gjuhës shqipe, apo ta mësojë tabelën e shumëzimit, ai ia ka nxi jetën arsimtarit të shkollës fillore.

Në shkollë të mesme nuk ka pa profesor me sy. Pra, po flasim për pjesëtarin e popullatës që kur Albini folë për shkencë, ai bjen në dy gjunjtë, e ‘shpërthekon’ patentin e pantollonave, ‘shlicin’ shkrihet, derdhet, kurse po i njëjti, të nesërmen i bën për pesë pare ata shkencëtarët e vërtetë që dalin me konkludimin më të ri për homosapiensin a per neandertalin.

Po flasim për llojin e votuesit, që në pazar ose në kafe, është xhemat, e shanë shkencën, e shanë profesorin, e shanë edhe Pernëdimin, i shanë vaksinat, sidomos vaksinat, mirëpo e dashuron shkencën e Albinit.

Ky qytetar, dje është tronditë. Dje ka pasë ditë zie. Për të, Albini është vetë matematika, pra qysh mundet m’e pasë ai gabim?

Duhet me qenë ndonjë lojë e Albinit, që kemi me ia dëgju krismën më vonë, sepse në mendjen e tij, Albini nuk gabon as në detyra të klasës së gjastë e as në detyra të klasës gjashtëqind.

Lajme të ngjashme