Pse e dërgove letrën për KiE në momentin e fundit? Gërvalla thotë se pati ‘sinjale’ që kjo do të shihej me simpati - NACIONALE

Pse e dërgove letrën për KiE në momentin e fundit? Gërvalla thotë se pati ‘sinjale’ që kjo do të shihej me simpati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka thënë se e kanë dërguar letrën në Këshillin e Evropës pasi “ka pasur sinjale nga partner që kjo do të shihej me simpati”.

Këto deklarata, ajo i ka dhënë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku pyet pse zgjodhën minutën e fundit, kur “dukej se gjithçka dështoi”, që të bëhej kjo ofertë.

“Është e vërtetë që tre krerë shtetesh kanë dërguar një letër, ku japin zotimet e tyre që pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, disa nga shqetësime që janë paraqitur gjatë procesit të anëtarësimit do të duhet të trajtohen në mënyrën e duhur. Letra të cilën e përmendet ju është ajo të cilën kryeministri ia ka dërguar krerëve të këtyre tre shteteve javë më parë. Pra, kjo nuk lidhet me ofertën e fundit që kemi bërë.” – tha ajo.

Sipas Gërvallës, qeveritarët kanë pasur “sinjale” nga partnerë e shtete të ndryshme që kjo kërkesë do shihej me “simpati” dhe “do të mund të gjente përkrahje”.

“Ne e dërguam ofertën e fundit sepse kemi patur sinjale nga partnerë dhe shtete të rëndësishme për Kosovën që një kërkesë e tillë do të shihej me simpati dhe do të mund të gjente përkrahje. Pra, bëhet fjalë për ofertën që ne bëmë në momentin e fundit. Së dyti, ne e dërguam këtë sepse donim të ishim konstruktivë dhe të tregonim se jemi të gatshëm të punojmë më konkretisht mbi temat dhe detyrimet tona.” – u shpreh tutje ministrja e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme