PSD organizon protestë për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kërkojnë dorëheqjen e Kurtit - NACIONALE

PSD organizon protestë për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Social Demokrate ka njoftuar se ka marrë përsipër organizimin e protestës kundër marrrëveshjes së Ohrit.

Protesta do të mbahet më datë 25 mars, e shtunë, në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Sipas PSD-së, marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën dhe Kurti nuk ka mandate për këtë marrëveshje.

PSD, ka bër thirrje që të gjithë qytetarët që ndihen të mashtruar dhe që janë kundër kësaj marrëveshje, të bashkohen në protestën e 25 marsit. Duke kërkuar kështu dorëheqjen e Kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.

Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin "Zahir Pajaziti"!”

Lajme të ngjashme