PSD me aksion simbolik para Qeverisë, kërkon përgjegjësi për vdekjet në vendet e punës - NACIONALE

PSD me aksion simbolik para Qeverisë, kërkon përgjegjësi për vdekjet në vendet e punës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate ka vazhduar me aksionet simbolike kundër Qeverisë Kurti.

Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kjo parti sot ka mbajtur një aksion simbolik, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e punëtoreve në vende e tyre të punës.

Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Donjeta Demolli, ka bërë me dije se derisa punëtoret vazhdojnë të vdesin, Qeveria nuk merr asnjë veprim.

Ndërsa punëtorët e ndërtimit punojnë dhjetar metra mbi tokë pa siguri fizike, me paga t’ulta, e pa sigurim shëndetësor. Qeveria e Kosovës nuk e ka lëvizë gjendjen e mjerueshme që e ka gjet, as për një centimetër. Sa ishte opozitar Albin Kurti na fliste për solidaritet e organizim, sot praktikat shfrytëzuese fillojnë në zyrën e tij”, ka thënë ajo para mediave.

Ajo ka treguar se vetëm në pjesën e parë të këtij viti, 12 punëtor kanë humbur jetën.

Vetëm në 6 muaj e parë të këtij viti 12 punëtorë e kanë humbë jetën në vendin e punës. Një nga ta ndërsa ishte duke punuar në një projekt të qeverisë. Për këtë qeveri, këto raste janë veç numra regjistrash në spitalet e shtetit”, është shprehur ajo, raporton EO.

Lajme të ngjashme