PSD-ja në konferencë pas bastisjeve: E akuzojnë pushtetin për përndjekje politike
Pas bastisjeve në shtëpitë e ish-udhëheqësve të Ndërmarrjes Publike Banesore, PSD-ja ka dalur me konferencë për media.
Aty, anëtari i PSD-së dhe ish-kryeshefi i NPB-së, Dren Kukaj, ka bërë të ditur se ia kanë bastisur shtëpinë dhe shtëpinë e prindërve.
Ai ka thënë se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së, raporton Nacionale.
“Ministri i Punëve te Brendshme pa përfunduar aksioni thotë ka qenë aksion i suksesshëm. Çka ka të suksesshme këtu. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve. Jemi bërë cak i përndjekjeve politike”, tha ai.
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj tha se është krejtësisht e qartë që aksioni është një përndjekje politike.
“Jo rastësisht qytetarët na thonë ju jeni opozita e vetme, ata nuk kishin problem me hajni por me ata që bëjnë opozitë”, tha ai.