PSD-ja e uron me kartolinë deputetin e VV-së për 'punësimin' e gruas si kryeinfermiere - NACIONALE

PSD-ja e uron me kartolinë deputetin e VV-së për 'punësimin' e gruas si kryeinfermiere

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gruaja e Mefail Bajqinovcit raportohet të jetë bërë kryeinfermiere në repartin e Patologjisë. PSD-ja ka qenë e shpejtë në reagim për një gjë të tillë.

Kjo parti politik shkruan:

“Nuk mund të jenë profesionistë e meritorë në punësim veç familjarët e këtij pushteti. Ky është arsyetim është helmues dhe i rrezikshëm.”

Ndërkohë, në kartolinë i drejtohen ekskluzivisht deputet Bajqinovcit me disa fraza interesante, përfshirë edhe një thënie popullore:

“Shumë urime Mefail!!! Nëse nuk i punësoni ju familjarët, kthehen ata që i kanë punësu qe 20 vjet! “Kur nuk je për tëndin, nuk je për kërkon” Populli!” – shkruhet në kartolinë.

Bajqinovci ka deklaruar ndërkohë se gruaja e tij kishte qenë si U.D. e kryeinfermieres në klinikën e Patologjisë qysh nga viti 2016, ndërkaq së fundi (sic) “thjesht është vazhduar mandati i saj përmes një konkursi të brendshëm”.

Lajme të ngjashme