Protestuesit vizatojnë Kryqin Serb mbi automjetin e njësisë speciale
Një automjeti të njësisë speciale e cila qe parkuar para Komunës së Zveçanit i është shkruar me sprej simboli famëkeq i Kryqit Serb, teksa është shpërndarë në masë në mediat dhe tabloidet serbe.
Gjithashtu mbi një autoblind të njësisë speciale protestuesit kanë vendosur edhe një flamur shtetëror të Serbisë.

Kujtojmë se në disaa nga komunat veriore tashmë Policia e Kosovës është tërhequr nga disa prej kordoneve mbrojtëse duke i lënë hapësirën e garantimit të sigurisë misionit paqeruajtës të NATO-s atje.
Ndonëse situata është qetësuar situata, serbët lokalë protestues thonë se nuk do të lejojnë që kryetarët e rinj shiptarë të punojnë në objektet zyrtare komunale.