Protestohet ashpër kundër Listës Serbe dhe Vuçiqit në veri: Na shitët, nuk duam Asociacionin tuaj - NACIONALE

Protestohet ashpër kundër Listës Serbe dhe Vuçiqit në veri: Na shitët, nuk duam Asociacionin tuaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përveç protestës së serbëve në Shtërpcë, serbët po protesojnë edhe në Mitrovicën Veriore. Të mbledhurit në këtë protestë po kundërshtojnë politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Media serbe raportojnë se dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në Mitrovicë për të marrë pjesë në protestën kundër, siç paralajmëruan, “tradhtisë së lartë” të Aleksandër Vuçiqit dhe “torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve, shantazheve” të Listës Serbe.

Në protestë është shpalosur një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të lë, na tradhtove”. Ne nuk duam as ZSO-në tuaj, na keni shitur”.

Në këtë protestë janë dëgjuar edhe thirrjet “tradhti”

Njëri nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq, iu drejtua të pranishmëve dhe tha se gjatë barrikadave të gjithë besonin se Vuçiq donte të qëndronte prapa serbëve dhe t'i mbështeste ata, por ai gjithashtu tha se kjo nuk ndodhi, transmeton Kossev.

Lajme të ngjashme