Protesta te ZRrE-ja, më shumë policë se protestues
Edhe sot ka vazhduar protesta e aktivistëve të shoqërisë civile te ZRrE-ja, të cilët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Pamjet që ka siguruar gazeta Nacionale shihet prezenca e madhe e policëve në ndërtesën e ZRrE-së.
Kurse, numri i atyre që po protestojnë është shumë i vogël.
Një grup i aktivistëve të shoqërisë civile edhe dje kanë organizuar një aksion te zyrat e ZRrE-së, duke bllokuar hyrjen në këtë institucion, i cili e ka në kompetencë ta miratoj vendimin për 15% për shtrenjtimin e rrymës.
Në aksioni e djeshme është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për largimin e aktivistëve.

