Protesta para Kuvendit, Koci: Nuk e kam asnjë përfitim personal - NACIONALE

Protesta para Kuvendit, Koci: Nuk e kam asnjë përfitim personal

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka bërë me dije se nuk ka asnjë përfitim personal nga protesta që po bën para Kuvendit, ku po i kritikon deputetët për moskonstituimin e Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se nga kjo protestë po i humb kohë, energji dhe miqësi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar edhe një herë se pse po proteston.

“Të kuptohemi: Asnjë përfitim personal nuk e kam prej protestës. Zero. Përkundrazi – po humbi. Kohë, energji, miqësi. E pse po e bëj? Sepse besoj që secili prej nesh duhet të japë diçka për shoqërinë. Nuk po bëj namin? Ka gjasa. Por së paku – po provoj. Po veproj. Nuk po heshti”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme