Protesta e thirrur nga opozita në Tiranë, reagon Ambasada amerikane - NACIONALE

Protesta e thirrur nga opozita në Tiranë, reagon Ambasada amerikane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga opozita.

Në një njoftim, ambasada ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme