Protesta e PSD-së: Policia bën thirrje që qytetarët të protestojnë të qetë
PSD në ora 14:00 të ditës së sotme ka paralajmëruar protestë në sheshet e prishtinës për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.
E Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestes që so të mbahet sot, kanë bërë përgatitje operacionale policore.
“Lidhur me këtë PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatë.
Nga Policia kanë sqaruar se do të ndërrmarin asat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e protestës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.
Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës.
“Me këtë rast fton qytetarët, pjesëmarrësit në protestë që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore,”- thuhet në njoftim.