Protesta e opozitës në Tiranë, blindohen dyert e Qeverisë
Policia e Shqipërisë i ka ndërmarr të gjitha masat për protestën e opozitës, e cila do të fillon sot në ora 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Televizioni Top Chanel ka njoftuar se për të parandaluar hyrjen e mundshme të protestuesve në objektin qeveritar, janë blinduar edhe dyert e Kryeministrisë.
Gjithashtu, televizioni tregon se për t`u mbrojtura kamera e sigurisë janë lyer edhe shtyllat që gjenden afër ndërtesës.
Kurse, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se kjo protesta do të jetë e madhe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e gjithë Shqipëria po marshon drejt Tiranës.
“Shqipëria po marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik”, ka shkruar Berisha.