Protesta e Berishës, hidhen mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë
Protesta e opozitës në Shqipëri ka filluar e qet, por nuk ka përfunduar e tillë.
Pas përmbyllje së protestës, disa protestues kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.
Mirëpo, zjarri i shkaktuar nga këto mjete është neutralizuar shpejt nga policia.
Opozita shqiptare sot për dy orë ka protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.