Propozimi i LDK-së, Haradinaj: Mirëpres mundësinë e konsultave, unë angazhohem për qeveri të opozitës
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozimin e LDK-së për qeveria të tranzicionit.
Derisa ka hyrë në Kuvend, ai ka thënë se e mirëpret çdo konsultë.
Megjithatë, ai ka thënë se ai e mbështet një qeveria të opozitës.
“Unë mirëpres mundësinë e konsultave, cila formulë, cili opsion. Tani qëndrimet ndryshojmë. Ju e dini, unë angazhohem për qeveri të opozitës dhe vazhdojë me mbet në këtë qëndrim. Pra për qeveria të opozitës. Ndërsa jam i hapur për konsulta në këtë rast me LDK-në, me PDK-në dhe me partitë parlamentare të opozitës ”, ka thënë Haradinaj.