Propozimi Evropian është i keq për Kosovën: Çka tha dje ish-ambasadori William Walker? - NACIONALE

Propozimi Evropian është i keq për Kosovën: Çka tha dje ish-ambasadori William Walker?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

William Walker, ish-shef i misionit verifikuaes të OSBE-së e ka cilësuar si “të keq” Propozimin Evropian me të cilin u pajtua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 27 shkurt.

Miku i madh i Kosovës e ka porositur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, që ta durojë “presionin” nga Perëndimi duke shtuar se “në këtë marrëveshje askund nuk shkruan që Serbia do ta njoh Pavarësinë e Kosovës,”

“Unë arrij ta kuptoj që kryeministri Kurti është përballë një presioni të madh nga BE-ja e ShBA-ja, siç kanë qenë edhe (paraardhësit) tjerë, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet se që po bashkohet Kosova,” – u shpreh z. Walker në fjalën e tij në një intervistë për Tëvë1.

Më tej, ish-ambasadori potencoi edhe të tjera shqetësime në lidhje me Propozimin e publikuar mbrëmjen e 27 shkurtit.

“S’mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë s’e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar, përkundrazi ka shumë të drejta... Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës,” – vazhdoi z. Walker.

Kujtojmë se ShBA po e mbështet fuqishëm Propozimin Evropian, dhe gjatë ditës së djeshme shprehu shqetësim me kundërshtimin e dy partive opozitare, LDK dhe PDK.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së,” – kishte thënë një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Veçanërisht LDK-ja ka kritikuar mungesën e njohjes reciproke në Propozimin Evropian. Nga kjo parti deri tash nuk kanë folur për ‘shqetësimin’ e shprehur nga ShBA-ja.

Lajme të ngjashme