Propozimet e AAK-së për mbështetje të Policisë e koficient të pagave, s’kaluan në Kuvend: VV abstenoi - NACIONALE

Propozimet e AAK-së për mbështetje të Policisë e koficient të pagave, s’kaluan në Kuvend: VV abstenoi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk ka kaluar në Kuvend Propozim-Rezoluta për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës, e cila u propozua nga AAK.

Krejt kjo sepse Vetëvendosje abstenoi.

Në votim kanë marr pjesë 84 deputet; 25 votuan për, asnjë kundër ndërsa 59 deputetë, abstenuan.

Nuk ka kaluar as Rezoluta tjetër e propozuar nga AAK-ja në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

Kjo pasi shumica e deputetëve të VV-së votuan kundër kësaj pike. Kjo pikë ka marr 28 vota për, 52 deputet votuan kundër, e 4 deputet abstenuan.

Lajme të ngjashme