"Propagandë", gastronomi Ibrahimi hedh poshtë pretendimet e rritjes së çmimeve në Shqipëri
Gastronomi Dardan Ibrahimi ka hedhur poshtë pretendimet e ditëve të fundit për inflacion të pakontrolluar në bregdetin shqiptar.
Argumenti i plazheve të boshatisua si pasojë e mospërballueshmërisë së çmimeve nga pushuesit është hedhur poshtë nga Ibrahimi i cili ka sqaruar se kjo ka të bëjë me temperaturat e larta.
Ibrahimi madje e ka mbrojtur qëndrimin e tij me shembuj konkretë, duke ndarë faturat me çmime të arsyeshme për ushqimet në restorant.