Propagandë e lodhët: Dy burra me “uniforma ruse” shqyejnë flamujt e Kosovës dhe Ukrainës - NACIONALE

Propagandë e lodhët: Dy burra me “uniforma ruse” shqyejnë flamujt e Kosovës dhe Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video, që po qarkullon në rrjetin social “X”, shihen dy burra të uniformuar në stilin “rus” të paramilitarëve në Donbas.

Në këtë video, që nuk dihet se ku është bërë për nga vendndodhja, ata pretendojnë dy gjëra tepër jologjike.

E para, njëri nga burrat thotë se Krimea është Rusi, duke e shqyer flamurin ukraians.

E dyta, burri tjetër pretendon se Kosova është Serbi, një pretendim që nuk përket me realitetin që nga viti 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë. Burri i dytë e shqyen flamurin kombëtar të Kosovës.

Lajme të ngjashme