Prokuroria Speciale njofton se është arrestuar edhe një person për sulmin terrorist në Banjskë - NACIONALE

Prokuroria Speciale njofton se është arrestuar edhe një person për sulmin terrorist në Banjskë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar S.R, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.

Në një komunikatë për media, Prokuroria ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar në Merdare.

“Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë

Prishtinë, 17 prill 2026 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme