Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të tretë të formacionit terrorist - NACIONALE

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të tretë të formacionit terrorist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të një pjesëtari të tretë të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se Prokurori i rastit, Naim Abazi, ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes që nga momenti kur ka ndodhur rasti i sulmit terrorist, me qëllim sigurimin e provave në mënyrë për të zbardhur në hollësi rrjedhën e ngjarjës.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat relevantë, ka udhëhequr veprimet hetuese edhe gjatë ditës së sotme në vendin e ngjarjes – në Banjskë të Zveçanit.

Rrjedhimisht, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmon se, që nga momenti kur ka ndodhur rasti i sulmit terrorist dhe deri në këto momente, Prokurori i rastit, Naim Abazi, ishte i pranishëm intensivisht në vendin e ngjarjes për të siguruar provat në mënyrë sa më adekuate, të cilat do të ndriçojnë tërësisht rrjedhën fatkeqe të rastis të djeshëm terrorist.

Faktikisht, PSRK-ja, konfirmon se, sot, në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë, i personit të tretë të vrarë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe, gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale.


Rreth ngjarjeve në veri:

Në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.

Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt. Gjashtë persona janë arrestuar po ashtu.

Ndërkohë, Policia e Kosovës gjatë këtyre dy ditëve zhvilloi aksione për neutralizimin e këtij grupi.

Aktualisht, gjendja në veri është e qetë pas sulmit terrorist të së dielës nga persona të armatosur rëndë.

Lajme të ngjashme