Prokuroria në Tiranë: Dhëndri i Berishës përfitoi paligjshëm 5.4 milionë euro, kryetari i PD-së dyshohet për korrupsion pasiv - NACIONALE

Prokuroria në Tiranë: Dhëndri i Berishës përfitoi paligjshëm 5.4 milionë euro, kryetari i PD-së dyshohet për korrupsion pasiv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, u vu në pranga mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Rinasit pasi SPAK e dyshon për dy vepra penale “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish klubit sportiv partizani.

I dyshuar për korrupsion pasiv është edhe Sali Berisha.

Komunikata:

Më 15 tetor prokurorja e posaçme Enkeleda Minollai i kërkoi gjykatës nxjerrjen e 3 masave sigurie, të cilat u firmosën nga gjyqtarja Irena Gjoka më 20 tetor.

Sipas SPAK, gjatë procedurës së privatizimit, Sali Berisha në cilësinë e kryeministrit ka konsumuar veprën e korrupsionit pasiv pasi ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte dhëndri i tij. Në cilësinë e kryeministrit ka ushtruar presion dhe dhënien e urdhrave konkrete për konkludimin e procedurave të privatizimit që sipas dosjes janë kryer në kohë rekord brenda 6 muajsh. Po ashtu ai dyshohet se ka vendosur në dispozicion të dhëndrit struktura të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Pas këtyre favoreve është kryer privatizimi, janë ndryshuar destinacionet e zonave sportive që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtpërdrejtë Jamarbër Maltezi i cili për këto veprime akuzohet për korrupsion pasiv. Por hetimi i kësaj dosje nxjerr zbuluar edhe një shumë prej 5.4 milionë euro të përfituara ai.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi pretendon se nëpërmjet investimit te kompania “Homeplan shpk” që ka kryer ndërtimet tek ish-kompleksi sportiv Partizani, ka përfituar 5.4 mln euro që, sipas SPAK, jane para te jashtëligjshme, pasi nuk ka qenë investitor duke fshehur kështu origjinën e parave. Ai ka shfrytezuar ndërtuesin Fatmir Bektashi për t’i pastruar këto para.

Telashe me drejtësinë ka dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për kryerje ndërtimesh dhe nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k, i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi

Në këto kushte gjykata e posaçme ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e dhëndrit të ish kryeministrit konkretisht 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) si dhe kuotat e kapitalit themeltar më 3 kompani./ Top Channel

Lajme të ngjashme