Prokuroria në Pejë e citon Kurtin: Ka kalur koha e rrogës së vogël dhe fitimi i madh
Në Komunën e Pejës, ka ngjarë një gjë interesante. Në një prononcim për gazetën Nacionale, Gazmend Muhaxheri deklaroi se Prokuroria e Pejës po i frikëson disa inspektorë të kësaj komune.
Në fakt, Komuna e Pejës që tri herë po e çel një konkurs për të rekrutuar inspektorë, por pa suksesshëm.
“Është ky konkursi i tretë që e qesim, është si rezultat që Prokuroria po merret me çështje administrative, po i frikëson zyrtarët dhe si rezultat i kësaj, kemi se të gjithë inspektorët na e kanë lëshu punën.” – deklaroi ai.
Në përgjigjen e Prokurorisë së Pejës, zëdhënësi i Shkodran Nikqi e citoi kryeministrin Albin Kurti, i cili kur ishte opozitar theksoi se ka mbaruar epoka e “rrogës së vogël e fitimit të madh”. Në fakt, përgjigja e Nikçit ishte kundërpërgjigje ndaj Muhaxherit.
“Sa i përket deklaratave të kryetarit, nuk lëshohemi si organ hetues në këso çështje, mirëpo, një gjë duhet pasur parasysh, ka kaluar koha “rroga e vogël, fitimi i madh” – deklaroi z. Nikçi.