Prokuroria jep detaje për vrasjen në Dumnicë të Podujevës - NACIONALE

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ishte gjetur dje i vdekur afër shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje, edhe pse nuk ka ndonjë të arrestuar deri më tash.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast, thuhet në përgjigje.

Arsyet ose rrethanat e këtij krimi ende nuk dihen.

Lajme të ngjashme