Prokuroria i dërgon thirrje Lushtakut për “sulm” pas përleshjes në Kuvend - NACIONALE

Prokuroria i dërgon thirrje Lushtakut për “sulm” pas përleshjes në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas përleshjeve që ngjanë sot ndërmjet disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës, Prokuroria e Shtetit i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur në prokurori deputetit Mëgrim Lushtaku për veprën e dyshuar “sulm”.

Lushtakut, siç shkruan në ftesën e Prokurorisë së Shtetit, duhet të paraqitet nesër në intervistim si pasojë e përleshjes së sotme.

Ndër të tjerët që morrën pjesë në përleshje, nuk dihet ende nëse Prokuroria u ka dërguar ftesa. Të përfshirë në përleshje, më theksueshëm, ishin Besnik Bislimi si nisësi i konfrontimit fizik, Hekuran Muratit, Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu.

Lajme të ngjashme