Projektligji për pagat, Haxhiu: Nuk janë përfillur kërkesat e SBASHK-ut
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Projektligjin për paga për sektorin publik, i cili po shqyrtohet në lexim të dytë sot në Kuvend.
Ai ka thënë se ky projektligj shpërfill kërkesat e sindikatave dhe shumë institucioneve tjera.
Haxhi ka bërë me dije se projektligji nuk ka përfillur as kërkesat e SBASHK-ut.
“Duke i parë tendencën e qeverisë që projektligjin për paga ta kalojë, duke shkelur dy vendime të Kushtetueses për çështjen e njëjtë. Qeveria, pak me inate, pak me interferenca, disa profesionistë shëndetësorë i favorizojnë, të tjerët i diskriminojnë. Çështja tjetër ka të bëjë me sektorin e arsimit, nuk janë përfillur kërkesat e SBASHK-ut”, ka deklaruar Haxhiu.