Profesori kosovar e zbulon llojin e veçantë të insektit që jeton në Bjeshkët e Sharrit
Një insekt i ri është zbuluar në Kosovë. Të paktën kështu po deklaron Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Departamenti i Biologjisë, Halil Ibrahim. Ai të mërkruën ka prezantuar llojin e ri të insektit të cilin thotë se e ka zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”.
Punimi i përshkrimit të këtij lloji të ri është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën.Ibrahimi ka thënë se lloji i emërtuar si Potamophylax coronavirus, i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore.
“Është fjala për një lloj endemik, që jeton vetëm në Kosovë dhe, siç është potencuar në punim, me gjasë vetëm në Bjeshkët e Nemuna”- tha profesori.
Ibrahimi tha se për të zbuluar këtë insekt, ka punuar që nga viti 2010, ndërsa tha se insekti ndihmon në funksionimin e lumenjve dhe pastrimin e lumenjve.
“Nëse insektet do të zhdukeshin, edhe bota për disa kohe nuk do të ekzistonte. Nga insektet varet jeta e të gjitha gjallesave. Janë 1 milion lloje të njohura të insekteve. Në Kosovë ka pasur të dhënë të pakta për insekte. 19 lloje te reja të insekteve janë zbuluar në dekadën e fundit nga departamenti i biologjisë në UP”, tha ai.Sa i përket zbulimit të fundit të insektit “Potamophylax humoinsapiens”, profesori tha se ky insekt është lloj unik që jeton vetëm në Kosovë.
Ai tha se ky insekt ka një rol shumë të rëndësishëm për funksionimin e lumenjve dhe pyjeve.Ai tha se me këto zbulime Kosova po e vërteton që është vatër e biodiversitetit në Evropë.
“Ky është lloji i fundit që hulumtimit ka filluar që në vitin 2010, ka vazhduar me vite të tëra ky hulumtim, në teren, e laboratorë. Hulumtimi është finalizuar këtë vit. Janë lloje kyçe për funksionimin e lumenjve, pastrimin e lumenjve, me pas ujin e pastër prej burimeve. Ky insekt edhe të tjerat të ngjashme janë ajo barriera e parë që pëson nga ndotja e mjedisit, tregojnë se nuk është duke shkuar mirë me mjedisin. Rëndësia është që i identifikon dhe i përshkruan ato zona që janë anashkaluar dhe ndoten në mënyrë masive e te cilat janë të rëndësishme. Nëpërmjet këtij hulumtimi jemi duke vërtetuar atë thënjë që Kosova është vatër e biodiversitetit në Evropë, që tashmë është edhe me fakte. Përmendja e këtyre hulumtimeve në botë na bënë të ndihem mirë, prej krejt këtyre hulumtimeve janë 60 punime të publikuara në revistat më prestigjioze në botë”, tha ai.