“Profesori” i Kurtit merret me opozitën: Do të pakësohen ulëset këtë herë
Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me opozitën në Kosovë.
Duke komentuar fushatën, Sulstarova, të cilin kryeministrit Albin Kurti e kishte quajtur “mik dhe profesor” të tij, ka kritikuar opozitën.
Madje, Sulstarova ka bërë edhe një pretendim.
“Shumë do të pakësohen ulëset e opozitës këtë herë. Luftë e madhe midis tyre, thërrasin kundër LVV, por me bisht të syrit vëzhgojnë njëri-tjetrin!” – ka shkruar ai.