Profesori amerikan: Kosova duhet t’i ketë prioritet qëndrimet e SHBA-së - NACIONALE

Profesori amerikan: Kosova duhet t’i ketë prioritet qëndrimet e SHBA-së

4 javë më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan në Universitetin John Hopkins, njohës i zhvillimeve në Ballkan, Edward Joseph ka deklaruar se Kosova ia ka borxh pavarësinë e vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se SHBA-ja do të jenë gjithmonë mike të Republikës së Kosovës megjithatë theksoi qeveria me disa veprime po i rrezikon marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pa mbështetjen e SHBA-së Kosova nuk do të ishte e pavarur dhe disa prej vendimeve apo veprimeve të qeverisë po e vënë marrëdhënien në rrezik. Jo në aspektin strategjik, sepse shtetet e bashkuara gjithmonë do të jenë mike të Kosovës, por që jemi në një periudhë tejet të rrezikshme, lufta në Ukrainë, jostabiliteti. Kosova është vend i vogël dhe po them diçka shumë qartë, nuk ka një gjë të tillë si vetëvendosje absolute, dhe këtë po e them qëllimisht sepse është emri i partisë politike që udhëheq shtetin, nuk ekziston ndonjë gjë si fjala vetëvendosje absolute”, deklaroi Joseph për RTK-në.

Ai gjithashtu tha se Kosova nuk mund ta projektojë vetveten në botë dhe nuk mund të mbrohet pa SHBA-të dhe NATO-n.

“Secili qytetar i Kosovës duhet t’ia bëj vetës këtë pyetje: Si të mbrojmë interesat tona kombëtare, duhet të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk do të thotë se të bëjë çdo gjë që SHBA-të e kërkojnë, por duhet gjithsesi që të merrni parasysh qëndrimet e Shteteve të Bashkuara më së pari”, theksoi profesori amerikan.

Lajme të ngjashme