Profesoresha nga Shqipëria e mbron Adi Krastën, del të jetë shoqe me Dejona Mihalin - NACIONALE

Profesoresha nga Shqipëria e mbron Adi Krastën, del të jetë shoqe me Dejona Mihalin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Majlinda Bregasi, profesore e Universitetit të Prishtinës nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka lavdëruar paraqitjen televizive të Adi Krastës, zv.drejtor i RTK-së, e cila paraqitje u kritikua ashpër nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik.

Në shkrimin e saj, Bregasi shkroi se Krasta “dje me intervistën në RTK, m’i ka djeg letrat”. Sipas Bregasit, Krasta ka treguar se si mbrohet qartë e thjesht institucioni “edhe kur mbetesh i vetëm”.

“Thënë këtë, Krasta dje me intervistën në RTK m’i ka djeg letrat. Ka treguar thjesht, qartë, pa asnjë ekuivok e pa filma se si mbrohet institucioni edhe kur mbetesh i vetëm. Edhe kur të gjithë të braktisin e të hidhen kundër, edhe kur sulmet të vijnë edhe nga vendi i ‘shurrës’. Krasta tregoi se Di.” – ka shkruar ajo, ndër të tjera.

Ndërsa për kritikat ndaj Krastës, Bregasi nuk ngurroi t’i cilësonte si “llafe pazari e bukë për pazarxhinjtë”.

“Asgjë nuk të duhet më shumë në jetë sesa të dish të qëndrosh, të dish të respektosh institucionin ku shërben, të dish të ruash dinjitetin. Krasta tregoi se flet, përgjigjet e reagon vetëm si institucionalist kur mban një pozitë kaq të lartë drejtuese.

Çdo gjë tjetër është llafe pazari e bukë për pazarxhinjtë. Ata kanë hesapet e tyre” – ka shkruar ajo.

Megjithatë, Bregasi del të jetë mike me Dejona Mihalin, koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo kohë më parë kishte publikuar një fotografi me Mihalin.

“Dy emigrante nga Shqiperia ne Prishtinë, te Biblioteka Kombetare Pjetër Bogdani me shikimin nga katedralja Nene Tereza, në kampusin e universitetit Hasan Prishtina bejne nje selfie per adhuruesit e teorive konspirative.

Unë e Dejona Mihali ju duam gati te gjitheve” – ka shkruar ajo.

Ndërsa në komentet në statusin e fundit, Bregasi e ka pranuar se e njeh Mihalin.

“Mbaje edhe kete, se mund te te hyje ne pune. Te dergoj edhe te tjera po t'u deshen. Krasten nuk e njoh fare personalisht, Dejonen po e nuk e kuptoj me çfare ju frikeson aq kjo grua saqe ta humbni kontrollin? Thjesht nuk e kuptoj si nuk u lodhet duke e lincuar nga te gjitha anet? Nje grua e vetme, a i therrisni more mendjes ndonjehere? Cfare eshte kjo çmenduri kolektive?” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme