Profesor Selaci thotë se Marshi i duket "çështje e brendshme e PDK-së që shpërtheu në publik"
Profesori Gëzim Selaci ka komentuar “Marshin për Drejtësi” që pritet të fillojë sot prej orës 14:00 si solidarizim për ish-liderët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Selaci ka kontestuar organizatorët e këtij marshi, derisa ka thënë që është i vetëdijshëm për karakterin ideologjik të slloganit “Liria ka emër!”
“(Marshi) Më duket më shumë si çështje e brendshme e PDK-së që shpërtheu në publik. Për fat të keq! UÇK meriton trajtim të dinjitetshëm.” – ka thënë tutje z. Selaci.
Marshin e sotëm e kanë mbështetur gati të gjitha partitë parlamentare të vendit, përfshirë Vetëvendosjen që është në pushtet.
Statuset:
Protesta "Marshi për drejtësi" ndoshta kishte me qenë me vend, sikur mos të ishte organizuar prej ideatorëve të slloganit "Liria ka emër". Duke qenë i vetëdijshëm për karakterin ideologjik të slloganit, dyshoj që protesta ka karakter qytetar. 1/2
— Gëzim Selaci (@gselaci) April 2, 2023