Procesohen 38.47% e vendvotimeve: kjo është renditja e kandidatëve të AAK-së
Kandidati Ardian Gjini kryeson listën e kandidatëve më të votuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, kur janë procesuar 961 nga 2,498 vendvotime, apo 38.47% e totalit.
Gjini prin me 14,287 vota, ndërsa pas tij renditet Ramush Haradinaj me 12,879 vota. I treti në listë është Daut Haradinaj, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka marrë 9,799 vota. Kujtojmë se Daut Haradinaj ka njoftuar se ka liruar mandatin e tij prej deputeti.
Në mesin e pesë kandidatëve më të votuar të AAK-së janë edhe Besnik Tahiri me 8,654 vota dhe Bekë Berisha me 6,917 vota.
Sipas të dhënave preliminare, në dhjetëshen e parë renditen edhe Burim Ramadani me 6,385 vota, Time Kadrijaj me 6,215 vota, Agim Çeku me 5,468 vota, Arber Tolaj me 5,059 vota dhe Albana Bytyqi me 3,449 vota.