Procesi i numërimit të votave të kandidatëve, KQZ: Janë numëruar 97.55% e vendvotimeve
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se deri më 20 shkurt janë numëruar 97.55% e vendvotimeve.
Përmes një njoftimi për media, KQZ-ja ka bërë me dije se procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.