Procesi i Berlinit, Sarrazin: "Fatkeqësisht, s'ka lëshime nga palët", "Synojmë kapërcim ambicioz në tetor" - NACIONALE

Procesi i Berlinit, Sarrazin: "Fatkeqësisht, s'ka lëshime nga palët", "Synojmë kapërcim ambicioz në tetor"

2 javë më parë

nga NACIONALE

Në tetor kërkojmë të bëjmë një kapërcim ambicioz...për këtë kërkohen kompromise e lëshime jo të lehta për Serbinë dhe Kosovës...nuk jemi ende...dhe për këtë jam i brengosur...duhet të bëhet ç’mos që të ketë liri të mallrave, njerëzve, parasë dhe tregtisë së përbashkët në rajon...

Krejt këto përmbledhtazi i tha i deleguari i qeverisë gjermane për rajonin, Manuel Sarrazin, në një adresim për media – ku pyetje nuk pranoi.

Sarrazin qëndroi në Prishtinë ku u takua me qeverinë kosovare – edhe opozitën – në prag të samitit të pesëvjetorit të nismës rajonale të Procesit të Berlinit, proces ky i cili supozohet të shërbejë si prelud i një bashkëpunimi rajonal dhe i një tregu të përbashkët që duhet t’i paraprijë Bashkimit Evropian.

“Ne duam të bëjmë një kapërcim ambicioz në tetor në Berlin”, tha Sarrazin, duke folur për samitin i cili mbahet në kryeqytetin gjerman më 14 tetor: por, tabloja s’është aq e ndritshme, sipas tij, midis Kosovës dhe Serbisë në procesin e tyre të normalizimit të marrëdhënieve.

Vizita e tij, tha ai, ishte në qëllim të arritjes së “rezultateve konkrete “ në prag të Samitit të 14 tetorit, por se rezultatet konkrete kërkkojnë “kompromise dhe koncesione në ujdi politike...që nganjëherë nuk janë të lehta as për Kosovën dhe as Serbinë”.

Po ec tash, i brengosur, që nuk jemi ende aty; nëse nuk sjellni rezultate më të mira deri te samiti më 14 tetor, jam i shqetësuar se nuk do të arrijmë qëllimin tonë për t’i dhënë sinjal të fortë që bashkëpunimi rajonal, dhe tregut i përbashkët rajonal, dhe Procesi i Berlinit që është formati në rajon që mundet të sjellë rezultate konkrete për qytetarët”, tha Manuel Sarrazin.

Para pesë vitesh ideaj qe bërë për të ndërtuar treg të përbashkët rajonal...për rrugën drejt BE-së”.

Sarrazin iu drejtua qeverisë kosovare – dhe asaj serbe – që “të bëjnë ç’të jetë e mundur” për të arritur te “kompromise” që përkthehen në idenë e Procesit të Berlinit: Lirinë e lëvizjes së mallrave, njerëzve, kapitalit dhe tregut të përbashkët rajonal.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave serbe pas kidnapimit të tre oficerëve policorë kosovarë nga shteti serb në verën e vitit të kaluar. Kërkesa për heqjen e kësaj ndalese është kërkuar nga Bashkimi Evropian edhe si kusht që Kosova të jetë përfituese në Fondin e Rritjes prej 6 miliardësh, ku vendi supozohet të ketë qasje në rreth 900 milionë euro.

Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për takimin me Sarrazin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u deklarua për takimin me Sarrazinin për çka tha se LDK në eventualitetin e ardhjes në qeverisje, do ta trajtojnë me prioritetit Procesin e Berlinit.

Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty”, shkroi Abdixhiku.

Për takim me Sarrazinin u deklarua edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për çka tha se biseduan për zhvillimet politike në rajon.

Si subjekt politik, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar, që në koordinim të plotë me partnerët tanë ta forcojmë paqen dhe sigurinë në tërë rajonin tonë. Ndërsa, si kandidat për kryeministër, prioritete të politikës së jashtme në qeverisjen time do të jenë forcimi i subjektivitetit shtetëror, normalizimi i raporteve ndërfqinjësore, përafrimi i vendeve të rajonit dhe integrimi euroatlantik”, shkroi Bedri Hamza.

Lajme të ngjashme