Procesi i Berlinit: Nënshkruhet Plan Veprimi për Treg të Përbashkët rajonal dhe ujdi për studentët - NACIONALE

Procesi i Berlinit: Nënshkruhet Plan Veprimi për Treg të Përbashkët rajonal dhe ujdi për studentët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Plan veprimi për Treg të Përbashkët rajonal (CRM) 2025-2028.

Që të gjashtë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor vendosën firmat e shteteve të tyre mbi këtë plan si pjesë integrale të Fondit të Rritjes së BE-së dhe në kuadër të Procesit të Berlini, samiti i dhjetë vjetorit të të cilit u mbajt sot.

Kumbarët e kësaj marrëveshje ishin Kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Schozl dhe Presidentja e Komsiionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa pesha e tij u artikulua nga Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Plani i veprimi për Treg të Përbashkët rajonal u kumtua si dokument kyç për thellim të bashkëpunimit eknomik për rajonin, me synim paraprirjen për tregun e përbashkët të unionit njëzet e shtatë shtetës evropian.

"Ne po punojmë me të gjitha instrumentet tona për të përshpejtuar procesin në mënyrë që ta arrijmë atë në të ardhmen e afërt," tha Varhelyi gjatë samitit, i cili u organizua në Berlin më 14 tetor nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Marrëveshja tjetër e konkluduar gjatë Samitit ka të bëjë me lëvizshmërinë e studentëve të rajonit.

Ujdia synon lehtësimin e qasjes së barabartë të studentëve nga vendet e rajonit për të studiuar në institucione të arsimit të lartë.

Porositë e Scholz-it

"Jo e kaluara juaj t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhme paqësore dhe prosperuese...në Bashkimin Evropian".

Me këto fjalë e nisi adresimin e tij Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në hapjen e samitit të dhjetë vjetorit të Procesit të Berlinit, drejtuar liderit kosovar dhe atij serb: Albin Kurtit dhe Millosh Vuçeviqit.

Liderë të lartë evropianë ulur bashkë me ato rajonalë në kuadër të Procesit të Berlinit e nisën takimin në një tryezë të madhe para hapjes së punimeve të samitit.

Na duhet një dinamikë e re... do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz gjatë fjalës hyrëse.

Unë do të vazhdoj të angazhohem personalisht me të dyja vendet, për t’u siguruar se ato e shfrytëzojnë këtë mundësi”, shtoi Scholz, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

"Zbllokimi i marrëveshjes Cefta nuk është i vetmi vendim që po marrim sot. Ne do të nënshkruajmë gjithashtu dy dokumente që do të lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve. Plani i ri i veprimit për tregun e përbashkët rajonal është një dokument themelor për thellimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik".

"Duke përfshirë të dyja aspektet sociale dhe të punës të bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë, kjo do ta bëjë punën ndërkufitare më pak të komplikuar dhe do t'ju sjellë dukshëm më afër standardit të BE-së", tha Scholz.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme