Problemi me librat: Ministrja Nagavci në takim me përfaqësuesit e shtëpive botuese - NACIONALE

Problemi me librat: Ministrja Nagavci në takim me përfaqësuesit e shtëpive botuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është në një takim me përfaqësuesit e shtëpive botuese.

Kjo një ditë pasi u prezantua plani që librat të mos i blejë Ministria, por t’ua transferojë paratë prindërve e ata t’i blejnë.

Nacionale ka mësuar se aktualisht po zhvillohet takimi.

Bajram Shatri, përfaqësues i shtëpisë botuese “Libri shkollor” ka dalur nga takimi dhe është përgjigjur shkurt.

“Ka mbetur me u shqyrtu prap, pyeteni ministren”, ka thënë ai për Nacionalen.

Takimi po vazhdon.

Lajme të ngjashme