Probleme me faqe, përleshje në Prishtinë: Çka po ndodh me KQZ-në e zgjedhjet? - NACIONALE

Probleme me faqe, përleshje në Prishtinë: Çka po ndodh me KQZ-në e zgjedhjet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndonëse kanë kaluar tri ditë nga dita e zgjedhjeve, pra 9 shkurtit, Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka numëruar të gjitha votat e hedhura në kutitë e votimit në Kosovës. Për më shumë, nuk dihet se kur KQZ-ja do të nis t’i numëroj votat e ardhura nga diaspora. E faqja e KQZ-së ende ka probleme të herë pas hershme të funskionimit, gjë e cila ka ngjallur dyshime dhe reagime. Çfarë po ndodh?

Dje në KQZ nisi nisi procesi i numërimit të votave kandidatët për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Gjatë procesit të numërimit, kishte edhe tensione mes partive politike, duke u shfaqur edhe një përplasjeje mes komisionerëve të dy subjekteve politike, VV-së dhe LDK-së.

Siç raportoi Klan Kosova, një debat i ashpër gati eskaloi në përplasje fizike mes komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mospajtimi u ngrit pasi komisionerët e VV-së kontestuan vlefshmërinë e një vote, ndërkohë që ata të LDK-së insistuan se ajo duhej të konsiderohej e rregullt. Në këtë përplasje, ndërhyri edhe Policia e Kosovës, në një përpjekje për për të qetësuar gjendjen e tensionuar.

Gjatë ditës në media u raportuan edhe për gabime të tjera në rezultatin zgjedhor, duke hedhur dyshime të tjera për vërtetësinë e rezultatit. Sidoqoftë, tani për tani VV-ja ka fituar 40.86 për qind të votave, PDK-ja 22.04 për qind, LDK-ja 17.62 dhe AAK-ja e Nisma 7.45 për qind.

KQZ-ja megjithatë ka vlerësuar se integriteti i zgjedhjeve është ruajtur.

“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftim.

Dyshimet…

Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka ngritur dyshime të ashpra në lidhje me dështimin e faqes së KQZ-së.

“Raportimet që po marrim nga terreni dëshmojnë për një skemë të organizuar të manipulimit të rezultateve zgjedhore. Përmes kontrollit politik të KQZ-së dhe 'sistemit të dështuar teknik' i cili po ndodh qëllimshëm, po tentohet të ndryshohet vullneti i qytetarëve. Kjo është goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vlerave për të cilat kemi luftuar.” – ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, Florian Dushi, zyrtar i LDK-së, duke i komentuar problemet e shfaqura në KQZ, ka akuzuar VV-në për “sulme” që “cenojnë rëndë dhe në mënyrë të pakorrigjuar besimin e qytetarëve në procesin zgjehdor.

Në një shkrim në Facebook, Dushi ka kërkuar nga institucionet shtetëtore t’i dalin ndihmë KQZ-së për përmbylljen e procesit.

“Sulmet e partisë shtet para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ndaj KQZ dhe proceseve që po zhvillohen aty, po e cenojnë rëndë dhe në mënyrë të pakorrigjuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Qetësia e pushtetit gjatë fushatës zgjedhore, është treguesi më i mirë se ky subjekt ishte i orientuar dhe angazhuar në "aktivitete" tjera që ndërlidhen me goditjen e procesit zgjedhor - prej sulmeve kibernetike deri te sulmet e militantëve bandit në qendra të numërimit të KQZ-së.

Institucionet përkatëse shtetërore duhet t'i dalin në ndihmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'i mundësuar përmbylljen e procesit dhe përpilimin e rezultatit në mënyrë të shpejtë e të drejtë!” – ka shkruar Dushi.

Lajme të ngjashme