"Probabilitet afër zero": Peci dështon t'i 'justifikojë' 200 mijë euro grante për familjarët e Pacollit
200 mijë euro grante për vëllain dhe dajën e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, ministri i Bujqësisë, Faton Peci i arsyetoi me heqjen e përgjegjësisë – gjoja nuk ka ndikim – për vlerësimet që bëhen në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
“Për qartësim të opinionit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandat vlerësimin e granteve dhe subvencioneve. Ministri e stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces.” – tha Peci gjatë një video-adresimi pasditen e së hënës.
Më pas ai ka sulmuar mediat që kanë raportuar për rastin, të cilin e zbultoi fillimisht sekretari i përgjithshëm i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike, Egzon Pacolli.
“Nuk më habisin titujt bombastik e as lincimet që vijnë nga mendësia kriminale dhe korruptive pasi që nisen nga vetja dhe nga pretendimi se cdo listë e përfituesve duhet të kalojë kah zyra e Ministrit. Mirëpo jo në rastin tonë”, tha ministri Peci.
Ministri pretendoi gjithashtu “eleminim të kritereve diskriminuse”. “Ne kemi eleminuar kriteret diskriminuese duke i bërë programet tona të qasshme ndaj secilit fermer, duke u bazuar në meritokraci e transparencë!”
Ky pretendim i ministrit Peci u ballafaqua nga gazetari Ermal Mulosmani, i cili ka pyetur se cili mund të jetë propabiliteti që “dy vëllezërit e 1) Kryetares dhe 2) Nënës së Kryetares të Komisionit Parlamentar të Bujqësisë e kanë marrë grantin në mënyrë meritore dhe pa ndërhyrjen e Shefes Politike të Bujqësisë?”
“Unë besoj se ky probabilitet është shumë afër 0.” – shtoi ai.
Reagim rreth granteve nga 100 mijë euro secili për familjaret e Pacollit pati edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.
“Do t’i ktheni cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim’’, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në tubim, në Prizren.
Gazetari Ilir Mirena ironizuar me skandalet e fundit ku e përfshirë është deputetja Fitore Pacolli. Sipas Mirenes skandalet e Pacollit bënë që të harrojmë fare për skandalet e Dejona Mihalit, e cila ishtë zënë duke kontrolluar tërësisht Korporatën Energjetike të Kosovës përmes Nagip Krasniqit.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. “Oj Fitore po shumë paske fitueeeeeeeee Tung e bofsh”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Ndërsa gazetari Lirim Mehmetaj kërkuar nisjen e hetimeve nga Prokuroria pas raportimit për grantin e dytë të dhënë për dajën e Pacollit.
“Përveç vëllait 100 mijë, Fitore Pacolli edhe dajës po ashtu 100 mijë kokrra ia paska siguru. Hajna t'gubt, shpirta t'shitun. PROKURORIA ku je?” – tha ai.