Pritet rinumërim i votave për deputetë në Vushtrri, pasi u ankua kandidatja e LDK-së
PZAP-ja pritet që së shpejti të dal me vendim për rinumërim të votave në Komunën e Vushtrrisë.
Sipas burimeve të Nacionale, në Vushtrri do të rinumërohen vetëm votat të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për shkak të ankesave mes kandidatëve për deputet nga kjo parti Rrezarta Krasniqi.
Sipas informacioneve të Nacionales, kjo kanidate e LDK-së, është ankuar fillimisht në PZAP, por ankesa e saj është hudhur poshtë si e pabazuar.
Këtë rast, kandidatja për deputete e ka lajmëruar edhe në Prokurori, e cila ka obliguar PZAP-në për rinumërim të votave të LDK-së në Vushtrri.