Prishtinë: Polici po ia kontrollonte veturën, pasagjesi e sulmon - NACIONALE

Prishtinë: Polici po ia kontrollonte veturën, pasagjesi e sulmon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i Policisë së Kosovës derisa po e kryente detyrën e tij zyrtare, është sulmuar fizikisht nga një qytetar.

Policia ka njoftuar se zyrtari derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare gjatë legjitimimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer).

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në rrugën “Fahri Fazliu”, në ora 01:00.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregull

Lajme të ngjashme