“Prishtina pa buxhet sepse LDK nuk po e voton Albulena Haxhiun?”, Murati e rrotullon komplet logjikën - NACIONALE

“Prishtina pa buxhet sepse LDK nuk po e voton Albulena Haxhiun?”, Murati e rrotullon komplet logjikën

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati e ka rrotulluar komplet logjiën kur ka arsyetuar se përse projektet në Prishtinë nuk po përfundojnë, çka ishte edhe debat ndërmjet Kryetarit të Prishtinës Përparim Rama e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në përurimin e një çerdhe.

Murati ka lënë të kuptohet se LDK në fakt i ka fajet, sepse nuk po e konstituon Kuvendin. E për Kuvend, Vetëvendosje, nuk po pranon të bashkëpunoj me partitë e tjera për ta gjetur një kandidat tjetër.

Lexojeni postimin e plotë të Hekuran Muratit:

Për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore - pra buxhetet komunale janë miratuar në asambletë përkatëse tek pas votimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend dhe kësisoj ato buxhete ende nuk janë në fuqi.

Njëra ndër këto komuna që është vonuar me miratim të buxhetit është edhe Prishtina.

Pra kur Përparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur për ankesë është pikërisht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit, për ta përfshirë edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës si pjesë përbërëse.

Megjithatë, mos-hyrja në fuqi e Buxhetit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka ndalur Përparim Ramën dhe LDK-në që të nënshkruajnë kontrata milionëshe e të shpallin tenderë milionësh pa kurrfarë mbulese në stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kështu Ligjin për Financa Publike dhe atë të Prokurimit Publik.

Për këto shkelje, do të duhej qëmoti të ishte aktivizuar prokuroria, por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e tyre.

Lajme të ngjashme