Prifti serb në Mitrovicë thotë se dikush e ka thyer me forcë derën e kishës ortodokse - NACIONALE

Prifti serb në Mitrovicë thotë se dikush e ka thyer me forcë derën e kishës ortodokse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një prift i kishës ortodoksë në Suhodoll të Epërm të Mitrovicës ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur e kanë hapur me forcë derën e kishës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast është informuar edhe prokurori.

“Fsh. Suhodoll i Epërm, Mitrovicë 04.10.2023 – 09:55. Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë, prift i kishës ortodokse, në adresën e cekur, ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Sipas ankuesit nuk mungon asgjë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme