Presidentja Osmani udhëton për në Islandë - NACIONALE

Presidentja Osmani udhëton për në Islandë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot ka udhëtuar për vizitë pune në Islandë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Presidencës.

Osmani do të takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Jóhannesson, kryeministren Katrín Jakobsdóttir, kryetarin e Kuvendit Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Siç thuhet në njoftim, kjo është vizita e parë dypalëshe e një presidenti të Kosovës në historinë e raporteve në mes Islandës dhe Kosovës.

Në këtë vizitë pune njëditore, temat e diskutimit të Presidentes do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të shtyrë përpara anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Islandën, avancimi i rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet tutje në postim.

Lajme të ngjashme