Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë - NACIONALE

Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin social Facebook, se terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.

Tutje Osmani ka shkruar se Kosova është e përjetshme, duke falënderuar policët e Kosovës, të cilët po përballen me një grup të organizuar kriminal, në veri të vendit.

E plotë:

Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

Të gjithë bashkë me një mesazh:

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

Kosova është e përjetshme!

Lajme të ngjashme