Presidentja Osmani optimiste: Është thjesht çështje kohë anëtarësimi në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Presidentja Osmani optimiste: Është thjesht çështje kohë anëtarësimi në Këshillin e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social X lidhur me dështimin që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Osmani është shprehur optimiste se është vetëm çështje kohë anëtarësimi i Kosovës.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

“Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar presidentja.

“I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më shpejt se sa vonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme