Presidentja Osmani i dorëzon medaljen ‘Urdhëri i Lirisë’ veprimtari Xhim Xhema - NACIONALE

Presidentja Osmani i dorëzon medaljen ‘Urdhëri i Lirisë’ veprimtari Xhim Xhema

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i diasporës shqiptare të Amerikës, Xhim Xhema.

Gjatë këtij takimi, Osmani ia ka dorëzuar medaljen ‘Urdhëri i Lirisë’ veprimtarit të njohur të mërgatës shqiptare të Amerikës, Xhim Xhema

Siç thuhet në një postim të lëshuar nga presidenca, Osmani ka thënë se Xhim Xhema është ikonë e mërgata shqiptare në Amerikë, i cili për më shumë se tri dekada ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq veprimtari Xhim Xhema shprehu mirënjohjen e thellë për Presidenten e Republikës se Kosovës dhe institucionet e Kosovës për mikpritjen dhe respektin. Ai tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë beteja jetësore e tij dhe e të gjithë shqiptaro-amerikanëve. Ai tha se dekorimi me medaljen “Urdhri i Lirisë”, është respekt dhe mirënjohje jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj veprimtarëve shqiptaro-amerikan, të cilët për vite dhe dekada kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, thuhet në postimin e presidencës.

Lajme të ngjashme