Presidentja Osmani do të takohet me kreun e NATO-s më 7 shtator
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet në Bruksel më 7 shtator me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar çështje të rëndësishme për sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Agjenda e këtij takimi është bërë e ditur në një komunikatë zyrtare nga faqja e NATO-s.
“Të enjten, më 7 shtator 2023, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Sekretari i përgjithshëm dhe znj. Osmani do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në seli të NATO-s pas takimit të tyre”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
