Presidentja Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medaljen presidenciale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirë shefin e EULEX-it, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas komunikatës për media të Zyrës së Presidencës, Osmani e ka falënderuar zyrtarin evropian për kontributin e EULEX-it në promovimin e sundimit të ligjit.
Më ketë rast, shefja e shtetit ambasadorin e ka dekoruar me medaljen presidenciale për sundimin e ligjit.
“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e EULEX-it në promovimin e sundimit të ligjit dhe theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, Presidentja Osmani dekoroi shefin e EULEX-it me medaljen presidenciale për sundimin e ligjit. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave partnere ndërkombëtare që operojnë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, është thënë në njoftimin e Presidentes.